Rritet misteri i varrit të zi që u gjend në Egjipt (FOTO LAJM)

Gjetja e një sarkofagu në qytetin verior të Alaksandrisë në Egjipt ka ngjallur shpresat e studiuesve për zbulime të reja sa i përket jetesës dhjetra shekuj më parë.

Ajo që i ka dhënë më shumë shpresë atyre lidhet me faktin se sarkofagu është prej graniti, gjë e cila tregon se kemi të bëjmë me një person të pasur ose pjesë e elitës së qytetin që është varrosur aty, raporton Albeu.com.

"Ky granit i përket një zonë rrëth 980 kilometra prej këtej. Të sjellësh këtë sasi nga aq larg deri këtu do të thotë se personi i varrosur ka qenë i pasur", shtoi ai duke theksuar gjithashtu se nuk ka gjasa që të jetë varri i Aleksandrit të madh.

"Varri mund t'i përkasë një personi të pasur apo pjesë të elitës së qytetit, por është një varr shumë i vogël për të qenë ai i Aleksandrit të Madh", vijon ai.

Brenda në varr është gjetur e skalitur edhe një kokë njëriu në mermer, përmes të cilët studiuesit synojnë të gjejnë edhe "pronarin" e varrit. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori