Ishte intubuar për shkak të komplikacioneve nga COVID-19, ndërron jetë 2-vjeçarja në Greqi

Tragjik ka rezultuar fati i një vajzë 2 vjeç e 5 muaj në Greqi, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

Evangelia ishte intubuar në spitalin e Korinthit, ku u transferua dy ditë pasi ishte prekur nga Covid-19 ndërsa mjekët luftuan për tre orë për ta mbajtur në jetë.

E intubuar, vajza u transportua me ambulancën e EKAV-it në spitalin e fëmijëve “Panagiotis dhe Aglaia Kyriakou” në Athinë, por mjekët thanë se kishte vetëm 1% shans për të jetuar. Pavarësisht përpjekjeve, vogëlushja ndërroi jetë.