Rriten temperaturat, por nuk mungojnë vranësirat: Si pritet të jetë moti sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 16°C.
Shtuar më 19/10/2020, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori