Rriten temperaturat, kështu do të jetë moti sot
Ditët me shi, edhe pse lokal në disa zona, kanë përfunduar.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nga sot temperaturat do të rikthehen në ato normale për stinën.

Ditën e sotme në përgjithësi, nuk priten reshje.

Mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C

Shtuar më 22/07/2019, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori