"Rrihet dhe mbyllet në banjo Arben Ahmetaj"
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka deklaruar se ministri i Financave, i cili do të shkarkohet nesër është rrahur në qytetin e Kavajës.

Sipas denoncuesit, Arben Ahmetaj është goditur nga Ervin Roshi e Gent Daja, ish-kryebashkiaku dhe kreu i PS-së së Kavajës.

Më poshtë keni denoncimin e plotë të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Breaking News!

Rrihet keq dhe ndryhet ne qenef mender ministri Ahmetaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb

Gent Daja dhe Ervin Rroshi rrahin Arben Ahmetajn ne lokalin poshte selise se PS ku do te mbahej mbledhja e partise e programuar ne oren 18:00. Dyshja Rroshi-Daja i jane kundervene Ahmetajt sapo ka hyre ne lokal duke i gjuajtur me gote dhe degjeneruar me nje fjalor vulgar.Klientet e lokalit e kan mbajtur ne tualet Ahmetajn deri ne momentin e nderhyrjes se Policise se Shtetit per te qetesuar situaten. Pervec gotave e shisheve te thyera nga konfrontimi tyre,deme ka pesuar edhe Ahmetaj pasi eshte perplasur ne xhamin e lokalit.

Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt te cilet i jane kundervene kryesisht kreut te PS ne Kavaje Gent Dajes te cilit e kane goditur kete te fundit.
Shtuar më 15/01/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori