Rrëfimi i Valbona Dukës: Fatmir Xhafa më futi në zyrën e tij dhe më rrahu (VIDEO)
Valbona Duka, mbrëmjen e sotme, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion” dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, asaj i vdiq i ati në internim, dhe se pas 3-4 ditësh i shkruan te vendi ku punonte në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo shprehet se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën, ndërsa i thonin se vëllai i saj kishte thënë se ajo donte të arratiseshe bashkë me të.

Duka theksoi se pranon të dalë përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pesuar nga ai, pasi sipas saj është ajo që i ka provuar mbi kurriz./Albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori