Rrëfehet Florian Binaj: Jeta si baba dhe njohja me bashkëshorten (FOTO LAJM)

Aktori i mirënjohur i humorit Florian Binaj që prej 13-vjetësh, është pjesë e Portokallisë e cila është bërë si shtëpia e tij e dytë.

Tashmë baba i dy fëmijëve, Flori i cili thotë se shtëpia është një zë që i thërret gjithmonë e më shumë ka folur në një rrëfim ndryshe në programin “Pa filtër”, në T.

Krena është vajza e madhw e aktorit të Portokallisë. “Unë i vogël kam qenë fiks si Krena. Imitoja gjithҫka shikoja, isha energjik… nuk kisha turp, derisa më tërhiqnin vëmendjen, sepse ishte turp të ishe karagjoz… “ – tregon ai me të qeshur.

Shtëpia është gjithandej e mbushur me piktura e vizatime. Flori është frymëzuar nga ҫdo detaj i jetës së tij, që nga vitet në Lice, spektakli i humorit e deri sot kur vizaton portretet e fëmijëve.

Njohja me Sadinën, Miss Universe Albania 2007, i ka fillimet në Lice. Flori në vitin e fundit, ndërsa ajo në të parin: “Sa e pashë, thashë “Uaaa, po kjo?” Pastaj, dëgjova një zë të brendshëm që më fliste “kjo ësht녔. Kështu u lidhëm dhe sot numërojmë bashkë po aq vite sa ka edhe “Portokallia”, pothuaj kemi nisur në të njëjtën kohë.

Krena dhe Glauk janë ҫlodhja e tij më e madhe, e ҫdo dite pas punës, pas shfaqjes. Sa më shumë kohë të kalojë me ta, aq më i frymëzuar ndihet për të bëra gjëra të reja. Por nëse i sheh fëmijët në rrugën e tij, ndoshta është herët për të folur: “Unë kam qejf që Krena t’i provojë të gjitha zhanret, sportet, aktrimin, imitimin, notin, biҫikletën… Dua t’i provojmë bashkë sa më shpejt, sepse dua që të shijojë ҫdo gjë si fëmijë, siҫ kemi bërë edhe ne dikur, larg tekonologjisë dhe botës virtuale…”- përfundoi aktori i humorit.
Shtuar më 17/03/2017, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori