Mëngjesin e kësaj të diele është rrëzuar një rrap
shekullor në
Fier duke dëmtuar 4 automjete.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të
Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.
Rruga në të dyja anët e saj është me rrape
shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre, fatmirësisht pa lënduar njerëz.
Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.
Rrapet e
Fierit, janë shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.
Shtuar më 18/10/2020,
ora 10:50