Rrëzohet rrapi shekullor në Fier, zë poshtë katër makina (FOTO LAJM)

Mëngjesin e kësaj të diele është rrëzuar një rrap shekullorFier duke dëmtuar 4 automjete.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.

Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre, fatmirësisht pa lënduar njerëz.

Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.

Rrapet e Fierit, janë shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.

Shtuar më 18/10/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori