Rrëzohet qeveria e Hashim Thaçit
Pëlqej
Parlamenti i Kosovës
Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale. Mocioni i paraqitur nga Aleanca Kosova e Re është mbështetur nga 66 vota të deputetëve, 1 ishte kundër dhe 2 abstenime. Ndërkohë që gjatë votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputet, por një pjesë e tyre nuk kanë votuar.

Pro-mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë kanë votuar edhe deputetët e partisë në pushtet, PDK-së. Gjatë debatit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës thanë se vota e tyre pro-mocionit nuk ishte votë kundër Qeverisë, por votë për tejkalimin më të shpejtë të krizës.

Deputetët e opozitës thanë se mocioni i mosbesimit vjen si rezultat i keqqeverisjes. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori