E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
E RËNDË/ Rrëzohet helikopteri privat në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një helikopter ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e tre personave midis të cilëve edhe pilotit të tij.

Mësohet se viktimat janë dy shtetase nga Rusia të moshave 40 dhe 45-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë ishullit Paros.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se po përpiqen të gjejnë në ujërat detare personin e tretë për të cilin mësohet se është shtetas grek.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasditës së sotme ku fillimisht helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe më pas ka përfunduar në ujërat e detit.
Shtuar më 20/08/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori