Kolegji Zgjedhor vendosi të rëzojë padinë e Idajet Beqirit, duke konfirmuar zgjedhjet në 30 qershor.
Trupa gjykuese ishte e përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e PUK për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendos.
Në këtë mënyrë Kolegji nuk njeh as vendimin e presidentit Meta, i cili shtyu datën e
zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për një datë të mëvonshme, të dakordësuar mes
forcave politike në vend.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i mëtejshëm i
forcave opozitare, të cilat këtë javë kanë deklaruar se do të protestojnë në çdo qytet ku do të jetë i pranishëm për fushatë kryeministri Rama.
Shtuar më 24/06/2019,
ora 13:06