Rrëzohet avioni rus, prag konflikti me Izraelin
Pëlqej
Një avion spiun rus Il-20 u zhduk nga radarët mbrëmjen e djeshme mbi qiellin sirian ndërkohë që Izraeli dhe Franca ishin duke kryer sulme me raketa dhe avionë mbi Siri.

Kontakti me avionin që po patrullonte mbi Mesdhe u humb në orën 23:00 të mbremjës së djeshme ndërkohë që ai kishte njoftuar kthimin për në bazën e tij, në Latakia.

Autoritetet ruse bëjnë me dije se në avion gjendeshin 14 persona, të gjithë personel ushtarak, ndërkohë që SHBA-të njoftojnë se avioni u godit gabimisht nga një raketë tokë-ajër e mbrojtes ajrore siriane, shkruan Albeu.com.

Kjo, pasi sirianët ishin duke u mbrjtur prej sulmeve të Izraelit dhe Francës duke bërë kështu që gabimisht të rrëzonin avionin rus.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse fajësojnë Izraelin dhe Francën si shkaktar të kësaj tragjedie pasi ata sollën kundërpërgjigjen me raketa të Sirisë duke sjellë edhe rrëzimin e avionit të tyre.

Për momentin nuk është lokalizuar vendi ku mund të jetë rrëzuar avioni.

Izraeli ka filluar tashmë të godasë me raketa edhe baza të Iranit, të cilat po ndërtohen sëbashku me rusë në Siri duke rritur kështu rrezikun e një konflikti më të gjerë ushtarak. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori