Ideal për në verë, kur të mësoni efektet e dhallës në trup nuk do ta ndani nga tavolina

Në thelb, dhalli është kos i holluar me ujë, ndaj përfitimet shëndetësore që kemi prej saj janë të njëjta me ato të kosit. Ky i fundit është i pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës. Dhalli ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani diarreja apo fryrja e barkut, dhalli është një “ilaç” natyral i përkryer.

Kosi, për pasojë edhe dhalli, është i pasur në vitamina. Një burim I shkëlqyer potasiumi, fosfori, riboflavinesh, jodi, zinku dhe Vitamine B5.

Përmban gjithashtu Vitaminën B12, e cila ruan nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon sistemin nervor të funksionojë si duhet. Me një përqindje të lartë proteinash dhe karbohidratesh, dhalli është një vakt ideal për t’u konsumuar pas një sforcimi fizik, si për shembull palestra. Proteinat që përmban, i sigurojnë trupit aminoacidet për të cilat muskujt kanë nevojë që të rigjenerohen. Ne konsumojmë më shumë kripë se ç’është e lejuar, çka me kalimin e kohës çon në hipertension, problem me veshkat dhe zemrën, por potasiumi që gjendet me shumicë te dhalli, shkarkon nga trupi tepricat e kripës.

Dhalli është i pasur në elektrolite, të cilat luftojnë dehidratimin, rrezikun më të madh për shëndetin gjatë stinës së nxehtë. Kur trupi humbet me shpejtësi lëngje, muskujt zënë ngërç, ndaj mund të ndihemi të dobët, të përgjumur, mund të kemi marrje mendsh dhe turbullim të shikimit. Dhalli është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të rimbushur organizmin me lëndë ushqyese e minerale. Nëse ke ecur gjithë ditën nëpër vapë dhe ke djersitur me tepri, ktheje një gotë.


Shtuar 8.06.2023 14:48