Rrëzohet avioni luftarak rus në një zonë të nxehtë ushtarake
Një aeroplan ushtarak rus është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka bërë të ditur lajmin, teksa ka konfirmuar se në aeroplan ishin 14 persona. Dyshimet e para janë se avioni u godit nga Izraeli ose Franca të cilët janë të pranishëm ushtarakisht në këtë zonë.

“Lidhja është humbur me ekuipazhin e aeroplanit II-20 mbi Detin Mediterian”, bëri të ditur Ministria e Rusisë.

Aeroplani ishte duke u kthyer në bazën ajrore ruse, Hmeimin. Raportohet se gjurmët e aeroplanit u humbën gjatë një sulmi nga katër avionë izraelitë. Mirëpo, ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë nëse ka sulmuar në qytetin Latakia, mbi ku aeroplani po fluturonte herën e fundit para se të zhdukej nga radari.

Por SHBA ka bërë të ditur se avioni u godit gabimisht nga forcat e Assadit në Siri.


Shtuar më 18/09/2018, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori