Rrëzimi i qeverisë, Limaj: Ne nuk marrim iniciativa joserioze
Pëlqej
Kryetari i "Nismës për Kosovën", Fatmir Limaj, ka thënë pas rrëzimit të qeverisë se partia e tij nuk ndërmerr asnjëherë nisma joserioze.

Ai gjithashtu ka thënë se nëse dikush nuk ka besuar kur është iniciuar ky mocion, tashmë duhet ta dijë se partia e tij nuk merr iniciativa joserioze.

Limaj gjithashtu ka falënderuar të gjithë deputetët që e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Tashmë pritet që presidenti Hashim Thaçi të shpallë ditën e zgjedhjeve të parakohshme e cila parashikohet të vendosë brenda një afati kohor prej 45 ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2017, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori