Rrëzimi i Gent Cakajt nxorri në pah një super skandal në Ministrinë e Jashtme
Mos dekretimi i Gent Cakajt nga Presidenti Meta nxorri në pah edhe një tjetër fakt skandaloz sa i përket mënyrës së funksionimit të shtetit shqiptar.

Prej më shumë se një viti, Gent Cakaj ishte zv.ministër i Jashtëm dhe personi përgjegjës për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por ai e ushtronte këtë detyrë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Nga shkresa e sotme e Metës kuptohet se Gent Cakaj nuk kishte marrë certifikatën e sigurisë, një dokument nga institucionet e sigurisë së vendit që konfirmojnë se ai nuk është agjent i ndonjë shteti tjetër dhe se është i pastër si figurë.

Cakaj e mori këtë certifikatë 24 orë pasi Rama e propozoi ministër.

Por, nëse brenda vendi jemi mësuar me skandale, kjo gjë i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.

Cakaj ushtronte detyrën si zv.ministër i Jashtëm i Shqipërisë duke mos patur gjithashtu edhe certifikatat e sigurisë për ruajtjen e sekreteve të NATO-s dhe BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori