Rrezikon të mbytet një 65 vjeçar te Liqeni Artificial në Tiranë
Një 65-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në Liqenin Artificial. Sipas policisë 65-vjeçari Gj.C i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë , rreth orës 13:17, në lagjen nr. 3, në Kavajë, mjeti me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin R. R., 53 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:00, është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:17, në lagjen nr. 3, në Kavajë, mjeti me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin R. R., 53 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 07/07/2020, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori