Rrëshqitje dheu te Kodra e Currilave në Durrës, bllokohet rruga
Rrëshqitje masive dherash ka pasur në zonën e Kodrës së Currilave në qytetin e Durrësit si pasojë e motit të keq.

Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave gjatë ditës së sotme.

Për të pastruar dëmet janë angazhuar përveç punonjësve të komunales dhe ata të shërbimit zjarrfikës.

Rrëshqitja e dherave nga kodra ka dëmtuar dhe mjaft pemë, një pjesë e të cilave kanë rënë mbi rrugën që lidh Durrësin me Currilat e më tutje me zonën e Kallmit. Brigadat e punës janë fokusuar në prerjen e pemëve dhe largimin e tyre nga rruga.
Shtuar më 02/02/2021, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori