Reshjet tmerrojnë shtetin afrikan, 1 mijë të mbytur (VIDEO)
Të paktën 1000 njerëz janë mbytur në Mozambik pasi një ciklon I fuqishëm kaploi vendin. Kanë kaluar tashmë katër ditë qëkur cikloni i fuqishëm ra në Mozanbik, ai la pas trupa të shumtë njerëzish të vdekur e duke lundruar nëpër lumenj.

Cikloni "Idai" konsiderohet të jetë më shkatërruesi, që e ka goditur këtë shtet të varfër të Afrikës juglindore, në dhjetë vitet e fundit,

Autortetet shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë njerëz konsiderohen të humbur. Ata shprehen se ujërat e lumenjve kanë mbuluar zonat, duke bllokuar edhe rrugët kryesore. Është një tragjedi e madhe.

Vendi prej ditësh ndodhet në situatën e emergjencës pasi cikloni ka shkaktuar dëme të madha në njerëz, infrastrukturë dhe materiale.Njësitë shpëtimtare po bëjnë përpjekje t’i ndihmojnë banorët e bllokuar, duke iu hedhur ushqim nga helikopterët.
Shtuar më 19/03/2019, ora 07:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori