Rrënojat e tërmetit i morën jetën 2 personave, arrestohet pronari i lokalit shpallur në kërkim
Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mën si një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur vendin tonë, ku 51 persona humbën jetën tragjikisht teksa qindra të tjerë u lënduan dhe pësuan dëme të mëdha materiale.

Një prej pallateve që mori jetën e dy personave, u shemb për shkak të ndërhyrjeve në kolona nga pronari i lokalit “Barons”, i identifikuar si Artur Terziu.

Gjykata ka vendosur ta dënojë me masën "arrest me burg", pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti është shembur pallati 6-katësh">6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shëmb pallati 6-katësh">6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Pòlicia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën pënale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Pòlicisë Durrës ëkzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrëst në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shëmbur pallati 6-katësh">6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 26/07/2020, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori