Rrëmbyen dhe dhunuan 33 vjeçarin, në pranga dy vëllezërit
Pëlqej
Dy vëllezër dhe një shok i tyre, janë vënë në pranga nga policia në Durrës dtën e sotme.

Kjo pas ata akuzohen se kanë rrëmbyer për disa orë në një makinë dhe e kanë dhunuar një 33-vjeçar për një borxh që i dhunuari u ka autorëve.

NJOFTIMI

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P. 33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori