Rrëmbyen 29 vjeçarin, prangosen 4 persona
Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona të dyshuar si autorë të rrëmbimit të një 29-vjeçari nga Durrësi. Në pranga kanë rënë vëllezërit Albi dhe Arten Rexhaj, 23 dhe 32 vjeç, Aranit Dedenika i njohur si Bojku 30 vjeç si dhe 28-vjeçari Fjodor Laraj.


Sipas policisë 4 të rinjtë e kishin rrëmbyer 29-vjeçarin nga qyteti i Durrësit, duke e mbajtur peng për më shumë se 24 orë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij kërkonin një shumë të konsiderueshme parash. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2012, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori