Rrëmbimi i inskenuar, vajza telefonoi nënën pasi e dëgjoi mes lotësh në intervistë
Detaje të reja janë zbuluar nga
ngjarja që coi peshë ditën e djeshme Tiranën.
Dyshimet se një vajzë ishte rrëmbyer nga persona të
maskuar dhe ishte marrë pa dëshirën e saj në një automjet ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ndërkohë që në fakt ka rezultuar të jetë një lojë adoleshentësh.
Vajza me inicialet S.B po pinte kafe në një qendër
tregtare me shokët dhe shoqet e klasës dhe pasi ka parë se
ngjarja ka marrë përmasa gjigante, ka marrë telefonin e një polici privat të sigurisë brenda qendrës
tregtare duke njoftuar nënën e saj.
Nëena e saj mes lotësh ka rrëfyer se 13-vjeçarja është me diabet dhe në ato momente duhej të ushqehej dhe të merrte insulinën.
Në fakt ka qenë dëshmia e motrës së vogël të vajzës që ka ngatërruar gjithcka.
Vajza deklaroi se motrën e saj e morën me një makinë dy persona të
maskuar ndërsa i vunë një pambuk në gojë për të humbur ndjenjat.
Vajza e mitur pritet të merret sërish në pyetje. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2019,
ora 13:26