Rrëfimi rrëqethës nga masakra në Mat: Po mos t'i kishte hequr armën...
Pëlqej
Të tjera detaje kanë dalë në "dritë" nga krimi i trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Së fundmi sipas dëshmive të banorëve mësohet se kjo tragjedi mund të kishte pasur përmasa më të mëdha, pasi në lokal ndodhëshin 13 persona, 10 prej të cilëve punonjës të Bashkisë së Matit, dhe tre qytetarë.

Kur Kujtim Koxha ka ardhur i armatosur, një prej banorëve ka ndërhyrë që ta kapte dhe ta neutralizonte ku pasojat e ngjarjes mund të ishin edhe më të rënda.

"Po mos t’i kishte hequr armën do na kishte vrarë të gjithëve”, shprehet një prej personave që ka parë tmerrin me sy. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori