Rrëfimi i politikanit: Më dhembi në shpirt ajo çfarë më tha Aleksandër Lalo!
Pëlqej
Ndarja e parapritur nga jeta e kompozitorit të njohur ditën e djeshme Aleksandër Lalo, i ka prekur të gjithë dhe shumë figura publike nuk kanë nguruar të shprehin ngushëllimet për humbjen e tij.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka treguar takimin e fundit që ka pasur me kompozitorin pak muaj më parë gjatë homazheve për ndarjen nga jeta të këngëtarit Francesk Radi.

“Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e këngëtarit Francesk Radi. Me ironinë e tij therese me tha: Si ka ardh puna duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet. Me dhembi ne shpirt kjo e vërtetë e hidhur. Lamtumire mjeshtër, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqve te tij!”- ka shkruar Leonard Olli në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori