Rrëfimi i oficerit grek: Trafikantët e gomones qëlluan me armë, dy kolegë ranë në det
Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur policia greke zbuloi disa pamje ku ndiqnin një gomone me drogë që vinte nga shqipëria dhe në bordin e së cilës ndodheshin dy shtetas shqiptarë dhe një italian dhe ku u sekuestruan 1.6 tonë drogë.

Por detaje të reja janë zbuluar për këtë aksion të konsideruar historik.

Televizioni “Star” ka zhvilluar një kronikë ku janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare të cilët kapën gomonen pas një aksioni të quajtur historik në Greqi.

Njëri nga oficerët tha se: “Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë”

“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.

Shtuar më 01/12/2017, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori