KQZ: Ky kandidat i “Shtëpisë së Lirisë” ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton  sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Lushnje, Shkodër, Durrës.

Në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.

Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi i PD Marash Log e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile për rastin.

Diskutimet në KQZ:

Përfaqësuesi i KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në kqz regjistrimin Elton Bano si kandidat të bashkisë lushje. Bano ka depozituar në komision formularin e vetë deklarimit ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje.

Drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar.

Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezul;ton se Bano ka jetuar jashtë territorit të republikës.

KQZ: Nuk ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.

Logu: Është kurioze fakti që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar.

Përfaqësuesja e KQZ: Bano ka 2 vendlindje të nsdryshme. Du data lindjeje të ndryshme. Në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione. Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.

Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe ëprgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?

Përfaqësuesja e KQZ: Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.

Celibashi: Mund të qëllojë se pas një përgjigje ëprfundimtare të mos marrësh  informacion që mund ta penalizojë dhë në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme.

Logu: E kuptoj kur dikush  deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes kjo është pak e dyshimtë.

Po nga një shtet në një tjetër më duket rast që meriton edhe të ndalemi. Madje është në ato raste që mund të pritej dhe ëprgjigje nga drjetoria e gjendjes civile.

Përfaqësuesi i KQZ: Kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht, në Londër për emigracion, në Romë Itali për arsye shëndetësore.