Xhaçka thirrje Putin: Ulni tensionet dhe zgjidhni mosmarrëveshjet në rrugë diplomatike

Ministria e Punëve Jashtme në Shqipëri, i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet në rrugë diplomatike.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

 

Ky është reagimi i dytë në pak ditë i autoriteteve shqiptare mbi krizën në Ukrainë, ndërsa dy ditë më parë kërkuan nga shtetasit shqiptarë që të mos udhëtonin atje ose ata që ishin të ktheheshin në mënyrë të menjëhershme.

Kujtomë se në Ukranë tensionet janë në rritje, dhe sipas SHBA lufta mund të palsë nga momenti në moment./albeu.com

 


Shtuar 14.02.2022 13:07