Rrëfehet gruaja: Pija çdo natë, nuk kujtoja as fëmijët (VIDEO)
Kjo wshtw Violeta Hysa. Nëna e tre fëmijëve tregoi se pas vdekjes së vogëlushit të saj vetëm 2 vjeç, si pasojë e zjarrit që ra në banesën ku ata jetonin, jeta e saj ndryshoi.

36 vjeçarja nga Librazhdi ka rrwfyer pwr emisionin “Historia ime”, se nuk mund të përballonte dot dhimbjen, por edhe situatat e vështira që po kalonte dhe gjeti ngushëllimin tek alkooli.

Për 3 vite, 36-vjeçarja konsumoi çdo ditë alkool dhe në gjendjen që ishte nuk mund të kujdesej dot për fëmijët. Në një moment të caktuar, Violeta tregon se humbi dhe kujtesën dhe për një vit nuk mbante mend fëmijët dhe familjen e saj.

Mirela Milori: Ti gjendesh në këtë situatë dhe i jepesh alkoolit. Çfarë ndodhi që u bëre e alkoolizuar?

Violeta Hysa: Nuk mundesha ta përballoja, se të vdesë një fëmijë në duart e prindit. Nuk e kam pasur aspak të lehtë. E humba kujtesën, nuk isha e vetëdijshme, nuk mundesha, iu ktheva asaj jete.

Mirela Milori: Ma përshkruaj pak atë jetë. Ku pije, me kë rrije?

Violeta Hysa: Nuk ishte se unë shoqërohesha, apo pija në vende që s’duhej, pija në shtëpi. Blija dhe pija në shtëpi.

Mirela Milori: Sa kohë zgjati kjo periudhë?

Violeta Hysa: Zgjati 2-3 vite.

Mirela Milori: 2 vjet që ti pije përnatë?

Violeta Hysa: Po pija përnatë, përditë.

Mirela Milori: Fëmijët si e përjetonin këtë moment?

Violeta Hysa: Më rrinin afër, normal ata ishin fëmijë. E ndjenin dhimbjen dhe kishin mendimin dhe thoshin gjithmonë, se i thërrisnin djalit lali: Mami mos qaj më, mos bëj kështu se do kthehet lali.

Mirela Milori: Ti thua që një shoqes tënde i the të kujdesej për fëmijët?

Violeta Hysa: Mbasi u shkëputa me bashkëjetuesin, unë isha e papunë, isha me qira dhe më nxorrën jashtë me gjithë fëmijët. E njihja atë shoqen, se punoja me të, unë banakiere, ajo kamariere ose e bënim me ndërrime dhe i thashë a mund të interesohesh sa të gjej shtëpi, që mos i marr fëmijët mbrapa. Mirë tha ajo. I lashë fëmijët aty.

Mirela Milori: Sa kohë i le fëmijët?

Violeta Hysa: Atë natë. Po dhe atë natë i kishte lenë në rrugë ajo.

Mirela Milori: Ti thua që ka një moment që humbet memorien.

Violeta Hysa: E marr në telefon dhe i them se jam duke ardhur, e gjeta shtëpinë, ti marr fëmijët pastaj të shoh për punë. Ok tha hajde se jam tek lokali tek lagja. Shkova aty, u ula të pi kafen, shkëputem një minutë shkoj në tualet. Kur kthehem s’mundesha më, më dridhej trupi, e ktheva kafen me eks. Për 2-3 minuata më ra të fikët. E humba memorien fare, edhe kur jam përmenduar isha tek shtëpia e një plake. Nuk mbaja mend asnjë gjë, gati për një vit e ca, nuk më kujtoheshin as fëmijët.

Mirela Milori: E njihje atë më përpara?

Violeta Hysa: Jo, ajo tha të gjeta në një rrugicë, u thashë dy vetave dhe të futa brenda. E pashë që të kishte rënë të fikët. S’mbaja mend as që kisha familje, as që kisha fëmijë.



Shtuar më 15/01/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori