Sekuestrohen 67 kg marijuanë në Igumenicë, afër kufirit greko-shqiptar

Policia greke ka sekuestruar këtë mëngjes 67 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike është kapur në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Igumenicë.

Dyshohet se droga është nisur nga Shqipëria. Droga ishte e ndarë në 45 pako, të cilat u gjetën gjatë një kontrolli në një automjet.

Për rrjedhojë janë arrestuar dy persona. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit.

Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro./albeu.com/


Shtuar 13.03.2023 11:20