Rrëfehet babai i Florenc Beqiraj: Djalit i ka punuar zemra për 4 minuta
Pëlqej
Babai i të riut Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në Francë ka rrëfyer momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij në emisionin "Me Zemër të Hapur".

Gezim Beqiraj u shpreh se pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta, ndërsa në spital i thanë se nëse kundërshtonte për t'i hequr aparaturat djalit do të thërrisinin policinë.

"Djali ka qëndruar rreth 2-3 janë në komisariatin e Policisë. Ai ishte rajon policie i sigurisë së lartë. Djali kishte shenja teli në fyt dhe djalin tim e nisur për në morg, por një mjek ka thënë se ai është për në spital, pasi i punon pulsi. Kur shkova në spital më thanë se do i heqin aparaturat, pasi truri i ka vdekur. Ata më thanë se nëse ti kundërshton ne do thërrasim policinë. Djali nuk ka pasur asnjë arsye për të varur veten siç pretendohet dhe nuk e di çfarë i kanë bërë. Me policinë franceze unë nuk kam pasur kontakt pothuajse fare. Mua më thanë hajde shikoje se do i heqim aparaturat. U thashë po si mund të vras djalin me duart e mija. Pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta"- rrëfeu i përlotur Gëzim Beqiraj, raporton BalkanWeb.

Gëzim Beqiraj ka thënë se djali ishte regjistruar si egjiptian dhe kishte kërkuar azil ekonomik dhe jo politik. Ai u shpreh se djali është arrestuar nga policia në shtëpi teksa ishte duke gatuar dhe ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të pas arrestimit.

"Ai është regjistruar si egjiptian dhe nuk ka kërkuar azil politik, por azil ekonomik. Atij nuk ja kanë aprovuar azilin dhe ka qëndruar pa dokumente. Djali ishte në shtëpi duke gatuar kur ka shkuar policia e ka marrë. Djalit i kishin dhënë vetëm një vit qëndrim dhe më pas ai ka punuar në të zezë. Djalin e kanë marrë ashtu siç ishte dhe e kanë çuar në polici. Ne na ka marrë shoku i djalit i cili na ka thënë se Florencin e ka marrë policia. Djali na ka marrë në telefon me telefonin e policisë dhe ka folur me te motrën e tij. Ai i ka thënë thuaji babit dhe mamit të mos mërziten se pas 3-4 ditë do kthehem sa të plotësohet numri. Pas 4 ditësh e kemi marrë në telefon dhe na kanë thënë se djalin e keni të vdekur. Kush ma mbrojti djalin? Kur kam folur më ambasadorin ne telefon i kam kërkuar ndihmë. Ambasadori tha se unë jam në Paris dhe nuk mund të vinte. Nëse djali im ka bërë ndonjë gjë, ata nuk të falin. Shteti jonë të reagojë dhe dua të zbardhet e vërteta se kush ma mbyti djalin"- ka thënë Gëzim Beqiraj.













Shtuar më 15/01/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori