Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy të lënduar

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dhe për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Të dy të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 8.11.2022 13:18