Rrahu me grushte babain, arrestohet 25-vjeçari
Pëlqej
Një 25-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar babain e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Armand Hallaci ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin Z.H., 52 vjeç, ku për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Armand Hallaci, 25 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij, shtetasit Z.H., 52 vjeç, duke e goditur me grushte në fytyrë, ku për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori