Rrahu gruan në mes të qytetit, shqiptari bën për spital edhe 4 efektivë policie
Një 59 vjeçar shqiptar ka rrahur gruan në mes të qytetit në Itali, dhe madje kur policia shkoi për ta ndalur, ai qëlloi edhe forcat e rendit, duke bërë që 4 prej tyre të përfundojnë në spital.

Ndërkohë që pasi shqiptari u ndalua, gruaja u dërgua më vonë në spital ku mjekët i dhanë 20 ditë prognozë.

Katër agjentë përfunduan në dhomën e urgjencës me prognozë 7 deri 9 ditore.

Shqiptari u arrestua më pas për keqtrajtim në familje, lëndime të rënda dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe tani është në burg në Lodi duke pritur masën e paraburgimit nga ana e gjykatës. /albeu.com/

Shtuar më 04/03/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori