Rrahu dhe i theu telefonin ish-burrit, arrestohet 35 vjeçarja në Vlorë
Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.

Sipas policia ajo e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shtuar më 27/10/2020, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori