Rrahën për vdekje rumunin, kush janë dy agresorët shqiptarë të arrestuar
Policia italiane ka ekzekutuar një urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, duke vënë në pranga dy shqiptarë të akuzuar për vrasjen e rumunit Chirila Nicu.

Kujtojmë se Chirila Nicu humbi jetën në spital pasi nuk mundi tu mbijetonte plagëve dhe dëmtimeve të marra nga dhuna e ushtruar nga dy shqiptarët.

Shqiptarët ishin të moshës 49 dhe 32 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Hetuesit rindërtuan skenën si ndodhi ngjarja duke filluar nga orët e shtrimit në spitalrumunit, pastaj dëgjuan një varg dëshmitarësh dhe mblodhën provat që çuan në arrestimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori