E BUJSHME/ PSG vendos një çmim për Neymar

Paris Saint Germain është i gatshëm të ndahet me Neymar verën e ardhshme.

Skuadra pariziene ka hequr dorë nga braziliani dhe do të dëgjojë ofertat për të.

Sipas ‘Sky Sports’, ish-lojtari i Barçës mund të largohet nga Parisi nëse vijnë propozime që janë jo më pak se 90 milionë euro që kërkon Al-Kelaifi.

Ky lajm bie ndesh me synimin e brazilianit, i cili pas fishkëllimave të tifozëve në ndeshjen që vërtetoi titullin e kampionatit kundër Lens iu drejtua tifozëve duke thënë se “do të lodhen duke fishkëllyer sepse kam edhe tre vite kontratë”.

Neymar, me kontratë deri në vitin 2025, mezi ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon në Ligue 1, duke humbur pesëmbëdhjetë ndeshje për shkak të problemeve fizike. Në Paris janë lodhur nga parregullsia e brazilianit dhe tani duket se janë të gatshëm ta transferojnë atë.

Numrit “10′ të PSG-së i bashkohet Draxler, Kehrer, Paredes, Kurzawa ose Di Maria, të cilët gjithashtu mund të largohen këtë verë. E ardhmja e Mbappe është ende në ajër. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2022 16:19

Tags: ,