Roshi nuk dorëzohet, kërkon pafajësinë në Itali
Elvis Roshi dhe Edi Rama
Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës Elvis Roshi ka nisur me nxitim aksionin personal për ta pastruar të shkuarën e vet kriminale.

Burime të Top Channel kanë thënë se Roshi është nisur drejt shtetit italian për ta kërkuar pafajësinë.

Roshi i ka kujtuar Lulzim Bashës se ka kryer vrasje më 21 janar dhe më tej shprehet se PD nuk e fiton më Kavajën.

Kreu i Kavajës nga Italia ka reaguar duke theksuar se dorëheqjen e dha pasi zbuloi dokumentin vetë dhe nuk u zbulua nga ana e Partisë Demokratike.

Sipas tij, vetëm tani e ka mësuar se ishte dënuar nga një gjykatë në Itali kur ishte 16 vjeç në një kamp refugjatësh për "përdhunim në grup".

Pasi Roshi e dha dorëheqjen për shkak se rezultonte i dënuar me burg për akuzën e përdhunimit, shumë mbështetës së PSë në Kavajë protestuan ndërsa kreu bashkiak i dorëhequr tha se do të rikandidojë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 21:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori