Nën moton “Sfida të përbashkëta, përpjekje të përbashkëta” Forcat e
Rojes Bregdetare të vendeve që lagen nga deti
Adriatik dhe ai Jon kanë ndërmarrë një nismë për mbrojtjen e
ndotjes detare.
Gjatë një konference planizuese të organizuar nga Komanda e Forcave
Detare në Durrës janë diskutuar mbi planet për realizimin e stërvitjes në ujrat shqiptare e cila synon rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përsa i përket veprimtarisë së
Rojes Bregdetare dhe parandalimin e
ndotjes në
Adriatik dhe Jon.
Në një stërvitje të përbashkët e cila do të organizohet në shtator do të marrin pjesë disa vende si Norvegjia, Italia,Greqia, Mali i Zi, Kroacia Sllovenia, si dhe forcat ushtarake të Bosnje Hercegovines. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2012,
ora 13:00