Lideri i AAK-së,
Ramush Haradinaj së shpejti do të jetë i lirë. Ky lajm është raportuar nga Radio Netherlands Worldwide (RNW). Sipas kësaj radioje,
Haradinaj deri më tani nuk është mundur që të rëndohet për asnjë krim.
Edhe dëshmitari Shefqet Kabashi solli një çudi para gjykatës, duke thënë se në malet e fshatit Jabllanicë nuk kishte
burg, gjë që me këtë lehtëson peshën e Haradinajt.
Gjykata është duke e mbajtur edhe më tutje të mbyllur Kabashin dhe ka kërcënuar atë se do ta mbyll për 7 vite në
burg ose të paguaj deri në 100.000 Euro. /albeu.com /
Shtuar më 31/08/2011,
ora 15:14