Rita i emocionon të gjithë, tregon arsyen pse i bëri flokët e kuqe
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora po mban një koncert në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Ajo është shfaqur me një look shumë ndryshe dhe e ka ndezur situatën në shesh që me këngët e para.

Kjo është hera e dytë që Rita vjen në Tiranë, ndërkohë që fansat e zjarrtë kanë pushtuar Tiranën.

“Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri”, tha ajo.

Kështu këngëtarja me famë ndërkombëtare tregoi se është më nacionaliste sesa mendonim.

Ndërkohë sheshi është i mbushur plot nga publiku shqiptar që po ndjek divën e muzikës. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori