Ristani shan Ramën rrugaç në prani të Fyles kur i kujton burgun
Pëlqej
Një debat aspak i këndshëm është krijuar në mesditë ndërmjes Ramës e Ristanit, duke përfunduar deri në degjenerimin e ofendimeve. Gjithçka ka ndodhur në prani të komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, teksa deputeti demokrat Ristani është revoltuar pasi kryeministri i ka kujtuar burgun. Kaq ka mjaftuar që Ristani të mos heshtë, por të lëshojë ofezat e tij kundrejt Ramës.

Mësohet se nisja e debatit verbal mes Ramës dhe Ristanit ka qenë pretendimi i deputetëve të opozitës në lidhje me praninë në Kuvend të deputetëve me të shkuar kriminale, apo me lidhje kriminale.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, opozita i është ankuar Fyles për konfliktin mes deputetit socialist Arben Ndoka dhe atij demokrat Genti Strazimiri. Rama ka reaguar duke thënë se në tryezën e nivelit të lartë, opozita përfaqësohet edhe nga njerëz që kanë qenë në burg.

Kaq ka mjaftuar që të reagojë Ristani, i cili e ka cilësuar Ramën një kryeministër rrugaç. “Ti je një kryeministër rrugaç”, ka deklaruar Ristani. Pas përplasjes verbale me kryeministrin, deputeti Ristani ka vijuar ankesat ndaj tij. “Kur unë flas me ju,-ju drejtua ai komisionerit Fyle, kryeministri shan pas krahësh. Kjo është arsyeja pse nuk kemi komunikim me Ramën”, ka nënvizuar Ristani. /albeu.com/




Shtuar më 29/09/2014, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori