Rishfaqet Aida Shtino, tani në një tjetër parti politike (VIDEO)
Partitë opozitare janë bashkuar sot për të firmosur marrëveshjen e koalicionit opozitar, marrëveshje e cila sjell unanimitet mes tyre. Ajo që ra në sy ditën e sotme ishte rikthimi në politikë i një figure të njohur. Bëhet fjalë për Aida Shtinon, dikur moderatore e emisionit Njerëz të humbur.

Aida Shtino ka qenë kandidate për deputete në vitin 2013. Ajo garoi për here të parë me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun e Lezhës.



Shtino nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 2013 dhe që pas asaj periudhe ajo nuk u shfaq më në politikë dhe as aktive në media.

Sot ka zgjedhur të rikthehet në politike por këtë herë me një logo të re partiake.

Shtino është parë të dalë në krah të Mediut me Partinë Republikane, teksa ka “braktisur” kështu Idrizin dhe PDIU.

Shtuar më 23/04/2019, ora 11:38
Tage: shtino
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori