RINDERTIMI/ Rama: Do të nisë ndërtimi i lagjes së re në Thumanë, gati dokumentat për 46 shkolla
Teksa foli për lehtësimin e masave por ndërkohë theksoi edhe burg për ata që nuk rrespektojnë fashat e orarit, kryeministri Edi Rama foli dhe për rindërtimin.

Ai ka bërë me dije se këtë javë do të nisë ndërtimi i lagjes së re në Thumanë, për banorët e prekur nga tërmeti.

“Për ata që janë të prekur nga tërmeti, fillon puna për ndërtimin e strukturës në Thumanë dhe psataj do të fillojmë për ndertimin e shtëpive. Janë bërë gati dokumentat për ndërtimin e 46 shkollave jashtë Tirane.”-tha Rama.
Shtuar më 06/04/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori