"Rilindja, organizatë kriminale", Rama i përgjigjet akuzave të forta të Metës
Presidenti Meta gjatë ditës së djeshme, e konsideroi Rilindjen organizatë kriminale dhe për këtë deklaratë ka reaguar kryeministri Rama i cili tha se i vjen keq që në zyrën e kreut të shtetit është një person i tillë.

Rama tha se Meta e ka vendosur veten në dispozicion të partisë nga ka ardhur në Presidencë dhe tek e cila pritet të shkojë pas detyrës.

“Është vërtetë fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe, ne një kuptim. Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar. Sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ të tillë në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon“, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për paditë e PD-së në lidhje me PPP-të duke theksuar se qeveria ka në fokus qytetarët që u duhet të kthehen në shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Deklaratat e Ramës u bënë pas takimit të shtabit elektoral të PS ne selinë rozë, ku drejtuesit politik kanë raportuar në lidhje me ecurinë e përgatitjeve për fushatën.

Shtuar më 20/10/2020, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori