Rikthimi i vizave, rrezik për destabilizim në Ballkan
Kërkesa e CDU-CSU për kthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga opozita dhe ekspertët në Gjermani interpretohen si popullizëm që shqetëson. Vlerësojnë se nisma është kundër arritjeve në BE dhe nuk zgjidhet ad-hok por me procedurë të gjatë dhe se situata me azilantët nuk është kaq shqetësuese siç paraqitet.

"Unë jamë shumë kundër kërkesave të ministrave të punëve të brendshme. Është rritur numri i romëve nga Maqedonia dhe Serbia që vijnë këtu, por numri më i madh kërkesat për azil refuzohen. Nëse shikohen shifrat, do të shihet se Gjermania sikur edhe deri më tani ka problem të vogël, siç kanë edhe shumë vende të tjera. Në Greqi për shembull azil-kërkuesit janë për 50 % më në numër. Por, për shkak të kësaj edhe problemet e vogla të brendshme që i kemi në asnjë rast nuk guxon t'u merret regjimi i lirë pa viza qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë", deklaroi për Deutche Wele, Marieluize Beck, deputete në Bundestag nga Aleanca 90-Të gjelbër, e cila aktivisht merret me ngjarjet në Ballkan, citon "Portalb.mk".

Bek duke u përkujtuar në lëvizjen e dikurshme të lirë nëpër botë të bartësve të pasaportave jugosllave, nuik e fsheh kënaqësinë që me liberalizimin qytetarët e Ballkanit në mënyrë afatgjate i shikon si pjesë të BE-së, të cilët mund të udhëtojë lirisht.

Sipas saj: "është a papërgjegjshme që kjo arritje e rëndësishme në politikën e jashtme është sjellur në rrezik për shkak të dritëshkurtësisë së politikës së brendshme".

Beck shpreson se BE-ja nuk do ta pranojë kërkesën me të cilën, siç vlerëson, sërish do të lëkundej stabiliteti i Ballkanit. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2012, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori