Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik
Llalla, i është drejtuar me rekurs
Gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar vendimin e
Gjykatës së Posaçme të Apelit që
riktheu sekuestron e pasurive të tij, raporton A2.
Kujtojmë se ditë më parë kjo gjykatë vlerësoi se
Llalla duhet të gjykohet për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”, dhe vendosi risekuestron e pasurive të tij.
Vitin e kaluar kaloi për gjykim çështja e Adriatik Llallës, i cili akuzohet për “mosdeklarim të pasurisë”, dhe ishte fillimisht GJKKO që i hoqi
sekuestron, por Apeli i po kësaj Gjykate
riktheu sekuestron e pasurive
Ky vendim dikton “ngrirjen” e një apartamenti të Llallës në Durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 11:39