U pezullua pasi mbrojti shtëpinë, rikthehet në punë efektivja e "Shqiponjave"
Është rikthyer në detyrë efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, një ditë pasi lajmi për pezullimin e saj bëri xhiron e të gjitha mediave. Dervishi u pezullua për shkak se pati një përplasje me punonjësit e përmbarimit në mbrojtje të banesës së saj.

Duket se pezullimi i saj ka zgjatur vetëm një ditë, kjo edhe për shkak të reagimeve të shumta në mbrojtje të saj në media dhe në rrjetet sociale.

“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.

Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgezoj si eprorët dhe efektivët.

Në rastin tim unë aty kam qënë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë per te mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijet e mi se nuk kam ku te shkoj tjetër”, u shpreh dje efektivja Dervishi.

Vijon…
Shtuar më 13/03/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori