Rikthehet i nxehti, çfarë temperaturash na presin sot
Pas ditës së hënë me reshje të shumta shiu dhe shtrëngata, dita e sotme duket se do të jetë me qetë dhe me më pak reshje.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë më të shumta në pjesën veriore të Shqipërisë.

LEXO EDHE:
Kujdes me planet/ Moti i keq prish pushimet, ja si do të mbyllet muaji korrik
Shkodër mund të ketë edhe shtrëngata lokale shiu.


Ndërkaq do të rriten temperaturat.

Më poshtë keni parashikimin e motit për ditën e sotme:

Reshjet

Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Në qarkun Shkodër ato priten të jenë lokalisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Intensiteti i tyre do të vijë duke u dobësuar gjatë ditës së sotme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 28 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 28 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet.


Shtuar më 30/07/2019, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori